Dalai Lama: Promovoni paqen, mos prisni ndihmë nga Zoti apo qeveritë

54
Promovoni paqen, mos prisni ndihmë nga Zoti apo nga qeveritë. Ka qënë kjo deklarata shokuese e Tenzin Gyatso, i cili është Dalai Lama i 14-të, që përbën titullin më të lartë për murgjit budistë. Duke iu referuar sulmeve që tronditën Parisin disa ditë më parë, ai tha urrejtja dhe terrorizmi nuk janë një krijim i perëndisë, ndaj edhe zgjidhja nuk duhet të pritet nga Zoti.

“Unë jam një budist dhe besoj tek lutja, por nuk besoj se një problem i tillë mund të rregullohet më anë të lutjeve. Problemet me të cilat po përballemi së fundmi nuk janë një krijesë e Zotit prandaj ndryshimi duhet të vijë nga njerëzit. Le të punojmë për një shoqëri më të mirë, duke mos pritur ndihmë nga Zoti, Buda apo nga qeveritë.”

Më tej lideri, shpirtëror i budistëve, e konsideroi shekullin e 20-të si mjaft të dhunshëm, duke nënvizuar se gjatë asaj periudhe kohore humbën jetën mbi 200 milionë persona si pasojë e luftërave dhe konflikteve. Ai përcolli mesazhe paqeje duke bërë thirrje që shekulli i 21 të karakterizohet nga toleranca dhe solidariteti.