Koronavirusi/ Shkon në 463 numri i viktimave në Itali

440
Sigal

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali ka kërcyer nga 366 në 463 brenda 24 orëve, raportojnë mediat italiane.

Numri total i rasteve me koronavirus në Itali ka shkuar në 9172. Një ditë më parë ky numër ishte 7375.

Italia është vendi më i prekur pas Kinës, ku e ka edhe origjinën virusi. Vendi ka ndërmarrës një seri masash, duke karantinuar 16 milionë banorë.

Ditën e sotme, kryeministri Italian Giuseppe Conti tha se shpërthimi i koronavirusit ishte ‘ora më e zezë’ e vendit.