Lady Gaga si shtëpiake, gatuan për të fejuarin Taylor Kinney

479
Lady Gaga gjithmonë rezervon surpriza, por këtë herë ajo i lë fansat e saj me gojë hapur. Këngëtarja apo aktorja, në serialin “American Horror Story: Hotel”, është transformuar në një shtëpiake perfekte.
Ajo ka gatuar për bashkëshortin e ardhshëm Taylor Kinney. Gaga, ia del për së mbari edhe në kuzhinë dhe nuk mjaftohet vetëm në bërjen e një omëlete. Përkundrazi, menyja e saj është e përbërë nga ravioli të bëra me dorë me salcë bolonjeze.
Gaga argëtohet duke i gatuar të dashurit të saj Taylor Kinney, me makarona të freskëta të bëra në shtëpi. Pa makijazh, me rroba të rehatshme, Lady Gaga, ofron për fansat një version të ri të vetvetes.
Sigal