Bolivi, zbulohen mbetje antike gjatë gërmimeve për tramvajin

470
Disa mbetje të hershme, që besohet se datojnë në periudhën pre-kolumbiane Tivanaku, janë gjetur nga punonjësit e ndërtimit në Bolivi, teksa gërmonin nëntokë për ndërtimin e linjës së re të tramvajit në kryeqytetin La Paz.
Kjo është hera e parë që në vend bëhen zbulime të tilla që i përkasin periudhës së antikitetit, të paktën zbulimet e para të këtij lloji në qendër të kryeqytetit urban, sipas arkeologëve, që datojnë sipas këtyre të fundit me vitin 100 ose 200 përpara krishtit.
Zbulimi përfshin urna qeramike, mjete të lashta të papërpunuara dhe disa sende të tjera ende të papëcaktuara, që ndoshta mund të jenë përdorur në luftë. Arkeologët saktësuan se nuk janë gjetur mbetje humane.
Arkeologët kanë zbuluar edhe një mur me mbishkrime, copa e mbetje të tjera, që sipas tyre mund të shërbejnë për të zbuluar informacione dhe të dhëna për jetën e popullsisë Tivanaku.
Arkeologu Carlos Lemus tha se zbulimet janë bërë shumë afër me sipërfaqen e tokës dhe nga gërmimet që ende vijojnë, mund të zbulohen të tjera sende.
“Kemi qënë shumë me fat për këto zbulime, që janë bërë vetëm 60-80 cm në thellësi të tokës dhe jemi të lumtur sepse shpresojmë që më tej, ndoshta edhe pranë kësaj zone, të mund të gjejmë të dhëna që do të na zbulojnë më shumë rreth kulturave të lashta” tha Lemus.
Njerzit Tivanaku sipas disa studiuesve dhe akademikëve si Arthur Posnansky, shihen si pika fillestare e njeriut amerikan.
Sipas historisë, besohet se në shekujt 8-9, perandoria Tivanaku ka pushtuar territore sa madhësia e sotme e Spanjës, me shtirje deri në Perunë e sotme e madje Kili, Argjentinë e deri Bolivi.
Cesar Dockweiler, menaxheri i kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e linjës së tramvajit, tha se këto zbulime në të ardhmen do të prezantohen edhe për publikun.
“Stacioni që ne po ndërtojmë është një stacion në formë ure, që do ti lejojë njerzve të kalojnë nga njëra anë në tjetrën. Ne kemi korridore të mëdha në mes dhe në këto korridore do të shfaqen imazhet e këtij procesi zbulimesh dhe ajo cka ne arritëm të zbulojmë, shoqëruar edhe me informacionet përkatëse dhe ato që do të na sigurohen nga arkeologët.”
Ndërtimi i linjës së tramvajit ka nisur që në vitin 2014, me 3 linja që lidhin fqinjët La Paz dhe En Alto. Linja e tramvajit, në formë ure, do të qëndrojë 3800 metra mbi nivelin e detit.
Sigal