Pas sulmimit të hotelit në Bamako, vriten 3 pengmarrës, akoma 138 pengje

424
Ministri i Sigurisë i Malit deklaroi se tre prej personave të armatosur të cilët hynë të armatosur në hotelin Radisson Blu në qendër të kryeqytetit Bamako, dhe morën peng 170 persona janë vrarë gjatë operacionit për lirimin e pengjeve. Lajmi publikohet nga mediat vendase dhe u referohet BBC.
Mësohet se personat e armatosur po drejtohen nga tarraca e hotelit.
Ndërkohë 138 persona vijojnë të jenë peng pas sulmit të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacionit të fundit 125 klientë të hotelit dhe 13 të punësuar janë ende brenda në ndërtesë
Sipas BBC, hoteli është në pronësi të amerikanëve dhe është mjaft i frekuentuar për të gjithe shtetasit amerikanë që punojnë në Mali.
Mendohet se breda hotelit fillimisht ishin 170 persona, prej të cilëve 140 klinetë dhe 30 pjesë e stafit dhe personelit të hotelit.
Policia rrethoi hotelin ku personat e armatosur hynë duke qëlluar dhe duke bërtitur në arabisht “Zoti është i Madh” bëjnë të ditur burime të sigurisë për Reuters
Po sipas Reuters, dy roje sigurie janë plagosur ndërsa ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi.
Në gusht të këtij viti persona të armatosur të dyshuar islamikë vranë 13 njerëz, përfshirë pesë punëtorë të OKB-së, në një hotel në qytetin Sevare të Malit.
Sigal