Blloku dhe VV arrijnë marrëveshjen, nesër publikohet

441
Sigal

Blloku i partive, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë finalizuar marrëveshjen për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo konfirmohet edhe nga LDK e cila ka njoftuar se të mërkurën, në orën 13:00, marrëveshja do të bëhet publike. Sipas LDK-së, shpallja e kësaj marrëveshjeje bëhet në sallën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.  Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kishte konfirmuar edhe deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri. Sipas marrëveshjes, koalicioni i këtyre partive politike, ku do të përfshihen edhe pakicat, do të synoj të formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës, duke nxjerrë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse ishte fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare.  Kjo marrëveshje vjen ndërsa Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet më 12 shtator  për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për ngritjen e institucioneve në bazë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura tre muaj më parë.
 

Zyrtarizohen dy kandidaturat për kryetar Kuvendi, Arsim Bajrami nga PDK përball Isa Mustafës nga Blloku e VV

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka  vendosur që kandidat i PDK-së dhe koalicionit të saj për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë Prof. dr. Arsim Bajrami, si kandidaturë e vetme, thuhet në njoftimin e PDK-së. Ndërkohë pavarësisht se dështoi për tu zgjedhur seancën e parë e ndërsa Gjykata Kushtetuese e cilësoi të jashtëligjshëm, Isa Mustafa do të jetë sërish kandidati i Bllokut ( LDK, AAK, Nisma) si dhe VV për kryetar Kuvendi.

VV merr në dorë dialogun me Serbinë

Mediat kosovare shkruajnë se blloku ka pranuar që negociatat me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti. Kjo ka shkaktuar reagime  tek ambasadat perëndimore në Prishtinë, të cilat duket se do të dalin publikisht për ta kundërshtuar këtë. Madje, indirekt,  ambasadorja e SHBA-së shfaqi pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në këtë drejtim. Për tu bërë pjesë e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur dhe disa kushte të tjera përveç dialogut.