Dialogu, Mustafa shuan zërat “E drejton Kryeministri i ri”

428
Sigal

Dialogun me Serbinë do ta drejtoj kryeministri i ri. Kështu shkruan në një status në Facebook kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas zërave se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të drejtojë dialogon. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shpjeguar se dialogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë. “Marrëveshja e Koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje e vërteton përkushtimin dhe përgjegjësinë e të gjitha palëve ndaj dialogut. Dialogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë , si sublimim i përgjegjësive të të gjitha palëve që do ta përbëjnë këtë qeveri. Në krye të dialogut do të jetë Kryeministri i vendit, përkatësisht dialogu do të zhvillohet mbi baza të reciprocitetit. Subjektet anëtare të koalicionit do të kenë përgjegjësi të veçanta në dialog, por askush nuk mund ta nënkuptojë se dialogu mund të zhvillohet mbi baza partiake. Dialogu është përgjegjësi e jonë për zgjidhjen e problemeve me fqinjët por edhe zotim që e kemi dhënë para parterëve tanë, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, shkroi Mustafa në Facebook