Azilkërkuesit, BE plan për kamp refugjatësh në Luginën e Preshevës

539
Sigal

Bashkimi Evropian është duke menduar për ngritjen e një kampi refugjatësh në Serbi. Serbia po mendon që këtë eventualisht ta bëjë në Luginën e Preshevës. Fjala është për 400,000 refugjatë që do të strehoheshin në Serbi me kërkesë të Bashkimit Evropian, raporton televizioni austriak ORF në edicionin e tij të internetit. Idenë e ka pohuar një politikan i lartë serb, shkruan “DialogPlus”.
Brukseli po mendon për një gjë të tillë, ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Momir Stojanoviç, për edicionin e së hënës të gazetës beogradase Blic.
Një vend i mundshëm për pozicionimin e këtyre refugjatëve mendohet të jetë, siç huhet, Serbia jugore. Edhe ashtu, vazhdon lajmi, në qytetin e Preshevës gjendet një kamp nacional për pranimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani. Momentalisht në Serbi mendohet se gjenden 70,000 persona që janë rrugës për në Europën perëndimore.