Austri/ Një shqiptar godet gruan për vdekje me shkop

181

Një rast tragjik i ndodhur mbrëmë në Vienë të Austrisë ka marrë vëmendjen e mediave atje, derisa, mëngjesin e së shtunës lajmi për vrasjen e gruas 32-vjece nga burri i saj ka zënë ballinat e mediave. Mediat më të njohura në Austri kanë shkruar për rastin, ku thuhet se motiv i krimit dyshohet të jetë xhelozia që kishte pasur burri nga Kosova.

32-vjeçari e kishte vrarë gruan pasditen e së premtes duke e goditur për vdekje me një shkop druri. Po vetë do të lajmëronte pastaj policinë, njofton gazeta Express. Gruaja, siç raportojnë mediat lokale, 32 vjeçe, kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.

32-vjeçari u arrestua menjëherë me dyshimin për vrasje. Ai do të merret në pyetje sot, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.