Assad bisedime me homologun rus Putin, në një vizitë të papritur në Moskë

488
Presidenti i Sirisë Bashar al Assad ka bërë një vizitë të papritur në Moskë, për të zhvilluar bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov tha se Assad erdhi në një vizitë pune në Moskë, të martën në mbrëmje dhe zhvilloi bisedime me Putinin.
Peskov u tha gazetarëve se të dy liderët kishin diskutuar luftën kundër asaj që ai e quajti grupeve terroriste, vazhdimi i sulmeve ajrore ruse si planet e Sirisë për ndërhyrje me trupat e saj. Nuk është e qartë nëse Assad është ende në Moskë apo është kthyer në Damask.
Kjo ishte vizita e parë jashtë shtetit e bëra nga Assad që kur lufta civile shpërtheu në Siri në vitin 2011.
Rusia filloi sulmet ajrore në Siri në fund të muajit të kaluar. Moska thotë se objektiv i këtyre sulmeve janë Shteti Islamik dhe grupet e tjera militante që luftojnë kundër qeverisë së Asad. 
Sigal