Grabitet me armë zyra e transfertave të parave në kryeqytet

264
Sigal

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një grabitje e armatosur në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha Borovci.