Largimi i të rinjve po shkatërron skemën e pensioneve

268
Sigal

Në një komunikim mediatik, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndër të tjera është shprehur në lidhje me faktin e frikshëm të largimit masiv të popullsisë shqiptare.

Kryemadhi tha se skemat e rënduara të pensioneve vijnë si pasojë e largimit të pjesës kryesore të aftë për punë që është rinia dhe personat deri në moshën 50 vjec. Largimi i kësaj pjese të rëndësishme të popullsisë e cila nëse do të punësohet në vend jo vetëm që do të paguajë taksa dhe sigurime shoqërore të cilat do të balanconin hendekun e skemës së pensioneve, por edhe do të konsumonin duke i shërbyer të gjithë bizneseve.

Largimi i shtyllës kurrizore të forcës punëtore po rezulton fatal jo vetëm për skemën e pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore por edhe për të ardhurat e bizneseve.