Davutoglu: Droni i rrëzuar në hapësirën ajrore turke është i prodhimit rus

487
Droni i rrëzuar të premten nga avionët ushtarakë turq, në hapësirën ajrore pranë Sirisë, ka qenë i prodhimit rus, por sipas të gjitha gjasave mund t’i përkasë një milicie në Siri. Kwshtu deklaroi sot kryeministri turk, Ahmet Davutoglu për televizionin turk Al-Haber.

“Sipas të gjitha gjasave, ky dron mund të jetë i milicisë së presidentit sirian, Bashar al-Asad, i milicisë kurde PYD apo i milicive të tjera”, – theksoi Davutoglu. “Megjithatë, droni është i prodhimit rus”, – këmbënguli ai.
Sigal