Turqi, identifikohen 3 xhihadistët, sulmi ishte paralajmëruar nga shërbimi sekret

480
Autoritetet turke kanë identifikuar tre xhihadiste të ISIS mes të cilave dyshohet se është edhe atentatorja që realizoi sulmin makabër të një ditë më parë në qytetin jugor Suruç, ku deri më tani numri i viktimave është rritur në 32.
Autoritetet kanë shpërndarë edhe një fotografi të një prej të dyshuarave si militante të ISIS, Ëzlem Jilmaz, e cila bashkë me dy femra të tjera, Fadime Kurt dhe Nuraj Demirel kanë hyrë që në fillim të qershorit në Turqi. Madje sipas mediave turke, shërbimi sekret turk ka njoftuar autoritetet e tjera shtetërore për mundësinë e një sulmi të tillë.
Identifikimi i tyre është konfirmuar edhe nga kryeministri Ahmet Dautollu, i cili gjithashtu konfirmoi se qeveria do të bëjë çmos për të zbardhur sa më shpejt hetimet, ndërsa hodhi poshtë sulmet politike kundrejt partisë së tij, për mosangazhim maksimal në luftën ndaj terrorizmit.
Pas raportit të shërbimit sekret, policia turke kreu disa operacione në qytete të ndryshme të vendit si Stamboll, Ankara, Shanllëurfa, Konja dhe Izmir, duke arrestuar 97 vetë, por emrat e tre të dyshuarave nuk figuronin në listën e të ndaluarve.
Megjithatë, ngjarja e rëndë ka shkaktuar protesta të dhunshme në Stamboll, ku qindra qytetarë kanë fajësuar qeverinë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin Taksim, të cilët thërrisnin slogane si ISIS vrastar, Erdoan bashkëpunëtor i tij, etj. Më së shumti, të revolutar me qeverinë janë pjestarë të komunitetit kurd.
Sigal