Arrestohet në kufirin me Maqedoninë deputetja e Vetëvendosje

475
Policia e Kosovës në kufi me Maqedoninë ka arrestuar deputeten e lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi. Lajmi bëhet i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

“Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në postimin e VV-së.

Vetëvendosje fton organet e drejtësisë për siç thuhet “të ndalojnë menjëherë përndjekjen e deputetëve dhe aktivistëve”.

“Marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon”, thuhet në fund të postimit.
Sigal