Arrestohet në Belgjikë “truri” i sulmeve terroriste në Francë

88
Abdeslam Salah, terroristi i tetë i sulmeve në Paris është kapur paraditen e sotme në Belgjikë.
Janë mediat belge ato që kanë transmetuar lajmin i cili ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga autoritetet.
Salah konsiderohet si truri i sulmeve në Paris.
Sipas raportimeve ka qenë pikërisht Salah që ka përgatitur jelekët-bombë dhe ka instruktuar terroristët e tjerë si të vepronin.
Qeliza xhihadiste ka pasur lidhje të shumëfishta në Belgjikë, Francë dhe Raqqa, baza e ISIS.
Për përgatitjen e bombave ai ka përdorur përbërës që përdoren në kuzhinë apo kozmetikë si: açeton, zbardhues flokësh, acid citrik etij.
Kjo i ka mundësuar që të mos binte në sy gjatë organizimit të sulmeve.
Për momentin ende nuk ka detaje mbi arrestimin e tij por shumë shpejt pritet që autoritetet belge të japin informacione më të detajuara.