Armë e drogë nga Shqipëria në Itali, goditet grupi kriminal, prangosen njëzetë persona

413
Sigal

Autoritetet italiane kanë arrestuar njëzetë persona mëngjesin e kësaj të enjte.

Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Ta ndaluarit janë të gjithë rezidentë në zonën e Barit, ndërsa autoritetet vijojnë kontrolle të imtësishme për të ekzekutuar bllokimin e aseteve të këtij grupi, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Mediat fqinje raportojnë se përgjatë 24 muajve janë sekuestruar tonelata marijuanë, pistoleta dhe automatikë.