“Ambulanca e vdekjes”, punonjësi i ambulancën vret tre pacientë vetëm për…

478
Një punonjës i një ambulance në Itali ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vrasjen e tre pacientëve në Katania. Mediat italiane shkruajnë se Davide Garofalo dyshohet se ka vrarë disa të moshuar vetëm e vetëm që të përfitonte para nga një agjenci funerale, të cilën ua sugjeronte më pas familjarëve të viktimave.
‘Tgcom’ shkruan se 42-vjeçari dyshohet se u ka injektuar ajër në venat të paktën 3 personave, të cilët i transportonte nga spitali për në shtëpi me autoambulancë. Këto burime shkruajnë se për raste të tilla ai përfitonte nga agjencia 300 euro.
Skandali i rëndë u zbulua falë informacioneve që tha një ish-pjesëtar i mafias siçiliane, ku ky i fundit sinjalizoi policinë e Katanias si dhe një emision televiziv investigativ. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se kjo skemë makrabre ndaj pacienteve mund të jetë përdorur që nga vitit 2012, ndërkohë që 12 raste po hetohen. Tashmë punonjësi i ambulancës ndodhet pas hekurave, nën akuzën e ‘vrasjeve me dashje’.


Sigal