Albumi i Dua Lipës rikthehet në vendin e parë në iTunes

283
Dua Lipa, këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, mbrëmë në ceremoninë e Brit Awards ka arritur një sukses të madh me ç’rast ka fituar dy çmime.
Kjo ka bërë që albumi i saj debutues të rikthehet në pozitën e parë në listën e iTunes.
“Albumi është rikthyer si i pari në iTunes”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa.
Superylli në ngjarjen kryesore muzikore në Britaninë e Madhe fitoi çmimet në kategorinë “Këngëtarja e re më e mirë britanike” si dhe në “Këngëtarja më e mirë britanike ndër femra”.