Grenelli e quan ditë historike zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

157
Sigal

Kosova dhe Izraeli, në një ceremoni virtuale, kanë nënshkruar zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Richard Grenell, ish i dërguari amerikan i ish-presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, e ka përshëndetur këtë arritje historike.

Ai ka komentuar në profilin e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, ku po transmetohej direkt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Është kjo një ditë e mrekullueshme! Po e përcjellim nga Kalifornia”, komentoi Grenelli

“Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken për përkushtimin tuaj për ta bërë ditën e sotme vërtetë historike”, shkroi ai.

Kujtojmë se Grenelli ishte pjesë integrale e arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, marrëveshje kjo e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prezencë të presidentit të atëhershëm, Donald Trump.