Të gjithë mësuesit, provim te “Rilindja”

542
Sigal

Ritestimi i mësuesve të vjetër dhe konkurset e drejtorëve të shkollave, një farsë e MAS

Ritestimi i mësuesve të ciklit parauniversitar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit konsiderohet, në fakt, nga specialistët e arsimit, si provim i tyre në selinë e Partisë. “Reforma” që ka ndërmarrë së fundmi MAS shihet me dyshim dhe skepticizëm nga mbarë opinioni publik, gjë të cilën e imponojnë zhvillimet e fundit përsa i përket produktit të “konkurseve” për drejtorë të DAR/ZA-ve apo dhe drejtues të shkollave. Dyshimet se mësuesit nuk do të vlerësohen falë kontributeve të tyre në fushën e arsimit, por do të siten për kontributin e tyre në sjelljen e “Rilindjes” në pushtet, i ka rrënjët te fakti se, MAS, përveçse testimeve që u zhvilluan për 5100 mësuesit dhe kandidatët që duan të punojnë në arsim, kërkon të ritestojë edhe mësuesit e vjetër, të cilët aktualisht janë pjesë e sistemit arsimor. E gjithë kjo situatë “testimesh” nuk krijon gjë tjetër, përveçse tension dhe presion mbi mësuesit për vendin e punës. Ndërsa ka mësues në sistem, të cilët janë mëse të kualifikuar për të punuar në arsimin parauniversitar. Siç dihet, të gjithë mësuesit në sistem u janë nënshtruar procedurave të kualifikimit sipas vjetërsisë në punë. Kështu, mësuesit që kanë të paktën 5 vjet punë japin provim për kategorinë e kualifikimit “mësues i kualifikuar”. Ata që kanë të paktën 10 vjet punë dhe 5 vjet nga marrja e kategorisë “mësues i kualifikuar”, japin provim për kategorinë e kualifikimit “mësues specialistë”. Ndërsa ata mësues që kanë të paktën 20 vjet punë dhe të paktën 10 vjet nga marrja e kategorisë “mësues specialist”, japin provim për kategorinë e kualifikimit “mësues mjeshtër”.

Dhe, për ironi të fatit, këta mësues, të cilët kanë kaluar kualifikim pas kualifikimi, duhet të ritestohen sërish nga MAS. Çfarë duhet të kërkojë Ministria e Arsimit më shumë nga një mësues? Pasi, presupozohet se pas kontrollit të ushtruar nga MAS, mësuesit që janë në sistem nuk janë as jashtë profilit dhe as pa diplomën përkatëse. Ndërsa shumica e tyre për të mos thënë të gjithë kanë kryer edhe kualifikimet përkatëse. Në fakt, profesioni i mësuesit është profesion i rregulluar dhe për rrjedhojë, ligji parashikon licencimin e mësuesit për të ushtruar profesionin e tij nëpërmjet një provimi shteti. Por, kjo është e tejkaluar për mësuesit e vjetër të cilët kanë arsimin përkatës, përvojën e duhur, kualifikimet dhe trajnimet përkatëse. Nëse ky ritestim, nuk është për të verifikuar, nëse mësuesit janë apo jo në listën e Partisë, atëherë MAS, të shpjegojë arsyet e gjithë këtij procesi fars.

Konkursi për drejtorët e shkollave

 Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka njoftuar dhe përsëritur se pas provimit të mësuesve, (e cila si pothuaj të gjithë konkurset dhe aksionet e Rilindjes nuk është gjë tjetër veçse një “farsë” dhe një “shou”),do të zhvillohej konkursi edhe për drejtorët e shkollave. Por, procesi ka filluar dhe asgjë nuk publikohet! Konkursi i drejtorëve të shkollave, mesa duket, u zvetënua para testimit të mësuesve. Burime të sigurta thonë për “Telegraf” se në Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore gjatë procesit gjoja të konkurrimit janë njoftuar vetëm drejtuesit aktualë për të dorëzuar dokumentacionin dhe për të tjerët (të interesuarit për pozicionin e drejtuesit të shkollës) ky aplikim, çuditërisht, është mbajtur në fshehtësi! Siç dihet, drejtuesit aktualë të shkollave janë të komanduar, pas heqjes nga postet drejtuese të drejtorëve të vjetër, prej gati një vit e gjysmë. Këta drejtues u vendosën “gjoja” nga drejtuesit e DAR/ZA-ve mbi bazën e preferencave të deputetëve të zonës apo titullarësh të lartë të MAS. Porse, po sipas burimeve, thuhet se pothuaj në të gjitha shkollat (në DAR/ZA-të ku është “zhvilluar” konkursi), çuditërisht, kanë fituar drejtuesit e komanduar. Pra, edhe një herë konkurset e Rilindjes rezultuan “nul”. “Mbi të gjitha Partia!”, kjo mesa duket është motoja e konkurseve në arsim…

 Edukimi në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë. Mbaroi afati për marrjen e 13 krediteve

 Të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët të cilët morën pjesë në Programin e Ricertifikimit 2010 -2014 kanë pasur afat deri dje, pra, deri në datë 15 dhjetor, për të dorëzuar dokumentet/vërtetimet përkatëse (kreditet e marra sipas veprimtarive) pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV-së). Infermierët e kujdesit shëndetësor nuk kanë detyrime ndaj Programit të Ricertifikimit. Për këtë arsye, QKEV kujton edhe njëherë se infermierët që punojnë në sistemin shëndetësor nuk marrin pjesë në Programin e Ricertifikimit 2010 -2014, e për pasojë, nuk kanë detyrim ligjor për të mbledhur kredite. Ata mund të marrin pjesë në aktivitete të edukimit në vazhdim që rrisin dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimit të tyre, vetëm nëse dëshirojnë.

Kush ka detyrime ndaj Programit të Ricertifikimit

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, në kuadër të mbylljes së Programit të Ricertifikimit për profesionistët e shëndetësisë në fund të vitit 2014, kujton se:

1. Të gjithë profesionistët që gjatë një viti kalendarik në periudhën 2010 – 2014, kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës për 4 muaj e më gjatë, përjashtohen nga detyrimet për vitin në fjalë.

2. Të gjithë profesionistët që kanë filluar të ushtrojnë profesionin pas vitit 2010 duhet të përmbushin detyrimet e Programit të Ricertifikimit për vitin në fjalë dhe ata pasardhës.

3. Të gjithë profesionistët që nuk kanë ofruar drejtpërdrejtë shërbime shëndetësore, por kanë ushtruar funksione administrative, janë të përjashtuar nga detyrimi për kohën gjatë së cilës kanë patur pozicione administrative.

4. Të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët që në periudhën 2010 – 2014 kanë kryer ose janë duke ndjekur programe universitare të akredituara (specializim, doktoraturë, master, kurs tjetër pasuniversitar), brenda ose jashtë vendit, janë të përjashtuar nga detyrimet e Programit të Ricertifikimit.

box

Kreditet për aktivitetet e kryera nga punonjësit e shëndetësië

Aktiviteti i kryer         Numri i krediteve

Lexim artikulli shkencor         0.5/për artikull

Lexim libri mjekësor   3/për libër

Përdorimi i një DVD/CD        0.5/për DVD/CD

Vizitë studimore         5/për vizitë

Pjesëmarrje në kërkim/studim             4/kërkim

Kredite gjithsej           13 kredite