Matura Shtetërore 2014, gati formulari A1 dhe A1Z, MAS: Ja si do të plotësohen formularët

575
Sigal

Formulari A1 plotësohet online sipas udhëzimit të MAS, vetëm maturantët e vitit shkollor 2013 – 2014.

Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në Portalin “Matura Online” në shkollën që caktohet nga DAR/ZA. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2014.

Formulari A1Z plotësohet vetëm nga maturantët para 2014-ës.

 Ja si plotësohet Formulari A1

 TË DHËNA PERSONALE

Plotësohen nga maturanti

-Tek pika 1, (numri personal i letërnjoftimit ID), maturanti shënon numrin e tij personal që ka në dokumentin e identifikimit.

Për të dhënat 2-5, pasi maturanti bën plotësimin, sistemi bën verifikimin e tyre dhe nuk lejon të vazhdohet aplikimi, nëse ka pasaktësi.

-Tek pika 6, maturanti shënon në fushat përkatëse, numrin e telefonit dhe adresën e email-it, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të Maturës Shtetërore 2014, me qëllim që ai (maturanti) të marrë informacion në faza të ndryshme të procesit. Nëse maturanti nuk ka telefon, ose nuk dëshiron të shënojë numrin e telefonit, atëherë shënon mbikëqyrësi numrin e tij të telefonit.

 -Tek pika 7, shënohet X, tek kutizat pranë Po ose Jo.

TË DHËNA SHKOLLORE

Të dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku bëhet aplikimi. Për plotësimin e saktë të kërkesave të këtij grupimi, maturanti dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të saktë dhe të plotë për rubrikat përkatëse:

Plotësohen nga maturanti.

-Tek pika 8;  (emri i qytetit/fshatit), maturanti shënon emrin e qytetit/fshatit, ku ndodhet shkolla në të cilën po studion.

-Tek pika 9; (emri i shkollës ku studion), maturanti shënon emrin e shkollës ku po studion.

Plotësohen nga mbikëqyrësi.

-Tek pika 10, mbikëqyrësi plotëson emrin e DAR/ZA-së përkatëse.

-Tek pika 11, (indeksi i profilit), mbikëqyrësi zgjedh nga lista numrin dyshifror që i përket shkollës ku studion maturanti, sipas listës së miratuar nga MAS.

-Tek pika 12, (emërtimi i profilit) mbikëqyrësi plotëson emrin e profilit/degës.

-Tek pika 13, mbikëqyrësi plotëson klasën dhe paralelin e klasës, ku po studion maturanti.

-Tek pika 14, zgjidhet nga lista, gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor A2.

TË DHËNA LËNDORE

Plotësohen nga maturanti.

-Tek pika 15, maturanti zgjedh nga lista lëndët Z1 dhe Z2 që dëshiron të japë provim.

Zgjedhja e lëndëve Z1 dhe Z2 bëhet në përputhje me Udhëzimin nr. 60, datë 26.12.2013, i ndryshuar me Udhëzimin Nr. 3, datë 07.2.2014.

-Numri i lëndëve që do të zgjidhen duhet të jetë detyrimisht 2 (dy).

-Shuma e krediteve të dy lëndëve që zgjidhen, duhet të jetë jo më e vogël se 8 (tetë).

-Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar (përjashtuar lëndët e detyruara).

-Maturanti ka të drejtë të zgjedhë gjuhën e huaj, të cilën parapëlqen nëse e ka zhvilluar ose jo në shkollë, në nivelin gjuhësor B2.

-Maturantët e shkollave artistike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit II: “Vetëm për shkollat artistike”.

-Maturantët e shkollave profesionale mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit III: “Vetëm për shkollat profesionale”. Teoria profesionale është e zbërthyer në profile sipas indeksit të shkollave dhe maturanti mund të zgjedhë vetëm një prej tyre.

Udhëzimi për zhvillimin e provimeve të Maturës

-Testi i gjuhës së huaj si provim i detyruar do të hartohet nga AKP dhe provimi do të administrohet nga DAR/ZA-të përkatëse. Vlerësimi do të realizohet nga AKP-ja sipas një udhëzimi të MAS.

-Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës, por nuk do të ndikojë tek pikët sipas formulës 9/b të këtij Udhëzimi.

-Për të gjithë kandidatët, programet orientuese të lëndëve të detyruara, gjuhë shqipe dhe letërsi e matematikë, të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme.

-Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje të jenë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë Formularin Al/A1Z.

-Programi orientues i një lënde të thelluar të përmbajë edhe programin e lëndës bërthamë. Kreditet e provimit të lëndës së thelluar të llogariten si shumë e krediteve të lëndës bërthamë dhe të thelluar (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

-Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) të përmbajë edhe lëndën “Shkenca e tokës”.

-Maturanti/kandidati ka të drejtë të zgjedhë një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo, i janë ofruar ose jo nga shkolla.

-Maturanti/kandidati të zgjedhë lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve:

a) Shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 (tetë).

b) Numri i lëndëve të jetë 2 (dy),

c) Ka të drejtë të zgjedhë vetëm një gjuhë të huaj, të cilat në planin planin mësimor të shkollës së mesme të lartë, trajtohet si “gjuhë e huaj e parë”, pavarësisht nëse është zhvilluar apo jo në shkollë. Niveli gjuhësor i këtij testi do të jetë B2. Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit A1/A1Z.

ç) Maturanti/kandidati i shkollave artistike ka të drejtë të zgjedhë vetëm njërën nga lëndët e) dhëna në listë (“II. Vetëm për shkollat artistike”), pika 2 e këtij Udhëzimi.

d) Maturanti/kandidati, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

-Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4.50, u njihen ato.

-Kandidatët, të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t’i japin ato në përputhje me këtë Udhëzim.

-Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, ta mbartin atë dhe të japin një provim tjetër, në përputhje me këtë Udhëzim.

-Kandidatët që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 (tri) provime me zgjedhje dhe:

a) Kanë mbetur në dy provime, të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij Udhëzimi.

b) Rezultojnë kalues në dy prej tyre, të pajisen me diplomën e maturës.

-Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, t’u njihen vetëm dy provime të detyruara, pavarësisht nga emërtimi i lëndëve.

-Për llogaritjen e pikëve të procedohet si më poshtë:

a) Shënohen me:

• M, Di, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe” dhe “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.

• K, Fi dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficentët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

b) Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën:

S = {[26 X M + 20 X (Dl + D,)j X K 4- 17 X (Z1 X FL + 2Z X F.)} X 5