Matura shtetërore, publikohen datat e provimeve

416
Sigal

TIRANË – Publikohen datat e provimeve të maturës. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj i ka bërë publike sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore, gjatë një takimi që po zhvillohej për guidën e maturës.

DATATA E PROVIMEVE TË MATURËS JANË:
Gjuha e huaj – 19 maj 2014
Gjuha Shqipe – 30  maj 2014
Matematika – 9 qershor 2014
Provimet me zgjedhje – 18 qershor 2014

Duke folur për guidën, Malaj tha se, nuk do të jetë vetëm për maturantët si individët, por edhe për prindërit e tyre për të parë dhe të dinë se çfarë pritshmërishë të kenë.

Ndërsa duke folur për kuotat e universiteteve, Malaj tha se, nuk janë përcaktuar.
“Kuotat ende nuk janë përcaktuar se sa janë pasi është duke u punuar për këtë gjë.
Nga kandidatët e vjetër janë 6 mijë maturantë që konkurrojnë sërish”, tha ajo. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/matura-shteterore-publikohen-datat-kur-do-te-behen-provimet-207938.html#sthash.A9xYRsYt.dpuf