Perdja e syrit, këshilla për të mos humbur shikimin

784
Sigal

Katarakti apo siç e njohim ndryshe perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit si pasojë e shtimit të disa proteinave

Ashtu si mosha e njeriut, kataraktet rriten në mënyrë progresive, duke u bërë më të errëta, më dense, duke penguar kështu kalimin e dritës nëpër lente. Kjo çon në humbje të shikimit. Pacientët me katarakte kanë vështirësi shikimi në ambientet me ndriçim të pakët. Shumë persona përjetojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shkëlqimit, shikim të dyfishtë, apo imazhe fantazmë dhe zbehje të ngjyrave. Shumica e katarakteve janë lehtësisht të trajtueshme. Operacioni i katarakteve është një nga ndërhyrjet e realizuara më shpesh në kirurgjinë e syrit. Gjatë operacionit mjeku heq lenten e mjegulluar dhe në shumicën e rasteve, e zëvendëson atë me një lente artificiale, të quajtur lente intraokulare (LIO). Një (LIO) është një lente plastike e qartë, e cila nuk kërkon kujdes të veçantë dhe bëhet pjesë e përhershme e syrit.

Trajtimi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf