Dhori Kule: Një ngjarje historike, hapet në Universitetin e Selanikut dega e gjuhës shqipe

652
Sigal

INTERVISTA/ Flet Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

Këto ditë z. Kule nënshkroi marrëveshjen për hapjen e Katedrës së gjuhës shqipe me universitetin “Aristotelis”. Kjo është ngjarje me rëndësi historike për gjuhën tonë. Për këtë marrëveshje  zhvilluam një bisedë për kushtet e marrëveshjes, si u prit kjo nismë në këtë universitet, sa interes pati dhe si do të vazhdohet më tej bashkëpunimi në këtë fushë.

 Ju ditët e fundit nënshkruat në Selanik një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e Katedrës së gjuhësh shqipe  në Universitetin shtetëror të Selanikut, çfarë përmban kjo marrëveshje dhe si u realizua kjo ngjarje historike?

 Ky përcaktim është një ngjarje historike për gjuhën shqipe, këtë pasuri të vyer të popullit shqiptar, e cila pati një ditë të shënuar në historinë e vet, pasi u instalua zyrtarisht në universitetin më të mirë të Greqisë “Aristotelis”, si gjuhë zyrtare që do të mësohet nga studentë që duan të mësojnë këtë gjuhë në universitet. Çfarë ka ndodhur në raportet dhe si u krijuan  kushtet e instalimit të mësimit të gjuhës shqipe në këtë universitet? Kjo në kuadrin e pasaportës së gjuhëve europiane të mësimit të gjuhëve në këtë universitet gjigand. Në shtator 2012  unë kam nënshkruar një marrëveshje në Selanik  me rektorin e këtij universiteti, Janis Iliopulos, i cili brenda kësaj  marrëveshje (veç vazhdimit të komunikimit) u vendos  që në këtë universitet të ofrohet dhe mësimi i gjuhës shqipe, brenda qendrës së mësimit të gjuhëve të huaja. Pra, marrëveshja  e nënshkruar në vitin 2012,  ishte si rezultat i dëshirës së mirë të Rektorit të këtij universiteti, për vizionin e qartë bashkëpunues dhe promovues të gjuhës shqipe, ku një rëndësi në arritjen e kësaj marrëveshje ka dhe Konsulli shqiptar në Selanik, zoti,  Riza Poda, i cili ka qenë shumë aktiv mes Konsullatës shqiptare dhe institucioneve greke të arsimit dhe kulturës. Dita e nënshkrimit ishte data 3 mars 2014, ku kishte shumë pjesëmarrës dhe emocioni ishte i madh…

 E theksuat një ceremoni e veçantë disa herë, ku qëndron kjo veçanti? Çfarë kishte ndodhur në të vërtetë?

Dy ditë më parë nga universiteti u lejua të aplikohej nga studentët n.q.s dëshironin të zgjidhnin të mësonin këtë gjuhë dhe të futeshin në studime për këtë gjuhë. Brenda këtyre 2 ditëve  aplikuan rreth 70 studentë që donin të mësonin këtë gjuhë. Nga këta të 70 pjesa dërrmuese ishin autoktonë grekë dhe vetëm 15 veta ishin me origjinë shqiptare. N.q.s ky aplikim do të vazhdonte më gjatë, kushedi se sa do të ishte numri. Si përfundim pas dy ditësh u vendos që kursi i parë i gjuhës shqipe në Selanik të kishte vetëm 30 studentë, ku midis tyre vetëm njeri do të ishte me origjinë shqiptare. Ne njëkohësisht kemi aty dhe një pedagoge të gjuhës shqipe, Dr. Rozana Rushiti, e cila ka filluar punën në kuadrin e marrëveshjes. Në takimin promovues që ne patëm në fjalën time, e cilësova nj ngjarje të madhe për gjuhën shqipe bëra dhe një koment duke pasur parasysh komunikimin që kam me profesorë të ndryshëm amerikan, anglez, gjerman, italian, që vijnë në Shqipëri, më thonë që fjala e parë që mësojmë ën Shqipëri është fjala “S’ka problem, ose No problem”.

 Ky është konstatimi yt?

Jo është konstatimi i miqve të mi, të shumë profesorëve të huaj që vijnë dhe më takojnë. Ata ma vunë në dukje këtë fjalë që e dëgjojnë kudo në takimet e tyre dhe që unë e prezantova si fjali në Selanik. Është një fjali pozitive, apo negative, cili ishte mendimi i profesorëve të huaj?

Në këtë kontekst fjala: “S’ka problem, ose No problem”, përbën një mentalitet shqiptar, të vetin. Ky është një mentalitet optimist,  në mënyrën e këndvështrimit, të komunikimit. Pra nuk është neglizhencë, por është optimizëm, këtë më kanë thënë dhe miqtë e huaj. U sqarova se për krizën që ishte shqiptarët thoshin s’ka problem, se do vij ngritja ekonomike. Bie shi, s’ka problem se pas shiut diell do bëjë. Pra vetë kjo shprehje e sintetizuar për mendimin tim jep nj mesazh të gjuhës shqipe, si refleksion i sjelljes dhe veprimit të shqiptarëve ndaj fenomeneve. Historia, kultura i ka mësuar shqiptarët ti shohin dukuritë me syrin e së ardhmes dhe me optimizëm. Më tej folën dhe studentët që zgjodhën gjuhën dhe ata në fjalën e tyre thanë  se nuk ka një artikulim me fjalë por është i brendshëm, pra vjen vetiu, si nj enigmë, si një dëshirë e rrallë, pavarësisht dëshirave ekonomike etj. Pra për mua u përkthye si një dëshirë hyjnore, pasi gjuha shqipe, duhet të mësohet për shumë arsye, për historinë, për veçantinë, për theksin e veçantë.

 Po vetë drejtuesit e Universitetit të Selanikut si u shprehën për këtë nismë?

Shumë optimistë dhe na takon  ne që në vitet që vijnë institucionalizimi dhe mësimi i gjuhës shqipe të ketë mbështetje  ashtu si veproi Ministria e Arsimit, e cila menjëherë i dha rëndësinë e duhur kësaj marrëveshjeje. Kjo Marrëveshje do të vazhdojë me një Simpozium në muajin Prill për raportet midis vendeve popujve, pasi kam bindjen se Universitetet kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të komunikojnë me fqinjët, për të shpërndarë mesazhe bashkëpunimi,  dhe dashuria njerëzore. Arsimi është një nga ato shërbime që duhet t’u mësojë brezave që të shohin aspektet e mira dhe të promovojë,  aspekte të tilla miqësie bashkëpunimi, ku realisht sot nuk ekziston i tillë. Shërbimi i edukimit të arsimit sidomos ato universitare, të kenë në qendër  misionin e bashkëpunimit dhe të krijimit të atmosfere të ngrohtë në të gjitha drejtimet, ekonomik, ambiental, arsimor etj..

 Sa katedra të tilla të gjuhës shqipe ndodhen në Universitetet Europiane?

 Gjuha shqipe ka një strukturë të tillë në disa universitete si në Moskë, në Gjermani, në Itali, Beograd, etj.. Por tek Italia qëndroj pasi aty ka veçanti në qëndrimin ndaj kulturave dhe gjuhëve të huaja. Ne kemi lidhje me profesorë të gjuhës shqipe, arbëresh si Altimari, ku tregohet se gjuha shqipe në këtë vend tregon hapësirën dhe respektin që duhet të gëzojë kultura, gjuha e një vendi nga një vendi tjetër. N.q.s kultura italiane nuk do  ta pranonte dhe do kishte synim ta absorbonte, ta zhdukte gjuhën shqipe, mund ta realizonte në këto 5 shekuj. Por ajo ka koncept  tjetër, pasi çdo kulturë ka vlerat, historinë, e vet që jep një mësim sado të vogël në kulturën e një vendi tjetër. Edhe ne kemi marrë shumë nga gjuha italiane.  Absorbimi, lufta është në dëm të çdo vendi, ndërsa bashkëpunimi, miqësia reciproke jep fuqi dhe risi secilës palë. Modeli i gjuhës shqipe, në Itali është modeli më i mirë për çdo vend tjetër të botës.

  Para disa ditësh, në Universitetin e Durrësit ka ndodhur sërishmi fenomeni i mitmarrjes. Si do ta cilësonit ju këtë fenomen? Kush janë arsyet dhe si mund të luftohet?

 Ky fenomen i turpshëm nuk ka fare lidhje me arsimin. Ndiej trishtim kur dëgjoj shfaqje të tilla, ku arsimi ndotet me këtë fenomen që s’ka asnjë lidhje me arsimin. Këto shfaqen  në ambiente, ku është denatyruar sjellja, rregulli, ligji. Në gjithë arsimin dhe punën time si pedagog kam fiksuar figurën e mësuesit si një njeri i drejtë, pasionant, korrekt, zbatues i ligjit, dhe kur e krahasoj me këtë fenomen të mitmarrjes, ndjej një dëshpërim. Këta nuk janë mësues, as pedagogë, janë njerëz krejt të ndryshëm. Në këmbim të këtij shërbimi, që është hyjnor, fisnik, mund të themi se ky është bastardimi më i madh. Një pedagog që i blihet vendimmarrja nuk mund të quhet i tillë.

 Po në perëndim pse nuk ndodh ky fenomen, madje as mund të konceptohet?

Sjelljet njerëzore janë të ndryshme. Por kudo mund të gjesh njerëz që n.q.s i le hapësira abuzivizmi, krijon të tilla mënyra veprimi edhe me notën, pra këta elementë ndodhen në çdo shoqëri por varet se sa hapësirë u lë ligji, shoqëria, institucioni. Kjo dukuri nuk ndodh në vendet perëndimore, pasi nuk u shkon në mendje vetë mësuesve apo pedagogëve dhe e dyta, nuk u kanë lejuar hapësirë dhe procedurat janë shumë korrekte. Vetë pedagogët dhe studentët  ( me sa kam parë unë në shumë universitete të botës) janë të ndërgjegjësuar, që studenti nuk mëson për pedagogun, por më duhet nota e saktë dhe nga ana tjetër pedagogu nuk e çon ndër mend që të jap notë jo të drejtë pasi ky njeri nesër nuk do përçojë sukses. Aty nuk ekziston koncepti i kopjimit dhe u manipulimit të dijes, pasi studenti mëson për veten, për të ardhmen, për arritjet. Në një provim në një student anglez, teza e provimit kishte 10 pyetje dhe pedagogu i thoshte zgjidh 3 pyetje. Unë i thashë, pedagogut, po ai mbase ka lexuar vetëm ato të tria. Ai më thotë, po pse të shqetëson kjo ty, ai për vete mëson, nuk mëson për mua. Pra mentaliteti është ndryshe. Ndërgjegjësimi i pedagogut është se paguhem për punën dhe studenti mëson për të ardhmen. Pra janë procedura që i akne rregulluar këto marrëdhënie. Pedagogu i paaftë, krijon tensione, rrengje, që të sjellë si kusht punësimi, apo kalese vetëm notën. Një mënyrë tjetër e ndalimit të mitmarrjes është sistemi i korrigjimit dhe vlerësimit. Në Greqi, p.sh studentët e Selanikut i kontrollojnë pedagogët e Janinës apo anasjelltas. Këtë procedurë do të ndjekim dhe ne që të heqim pushtetin abuziv të disa personave të papërgjegjshëm. Duhen realizuar procedura të tilla, por është dhe në pjekurinë e mentalitetit të shoqërisë. Në vitin 1993 në një kurs në Poloni një Universitet amerikan zhvillonte një seminar me shumë pedagogë të vendeve ish- komuniste. Ishim 70 pedagogë dhe kur bëhej provimi, pedagogët amerikanë panë dukurinë e kopjimit që ata as e konceptonin dot. Pra kopjo nuk ekzistonte tek ata si koncept. Në shumë pedagogë ata panë përgjigje të njëjta, pa asnjë ndryshim. Pra kopja është pjesë e një mentaliteti që na la sistemi i kaluar. Por unë jam optimist që kjo dukuri do të kalojë. Ne kemi në universitet të instaluar një master amerikan dhe një gjerman. Ditën që ishte provimi pedagogu amerikan erdhi në zyrë dhe më thotë:- z. Dekan, ju nuk bëheni dot. Nuk mund të ecet në universitete kështu”. (atëherë isha dekan në Fakultetin Ekonomik). “Çfarë ke”,- i thashë?

-“Studentët kanë kopjuar në masën më të madhe”. Më tha se, gjatë vitit ishin të mirë, por ja. Shkolla ka një rëndësi të madhe edukuese  dhe këtu duhet të këmbëngulim.