Abuzimet me tenderat në Universitetin e Vlorës. Edi Rama shkarkon dy juristë dhe kancelaren

499
Sigal

Ndëshkimet pas kontrollit të Auditit të MAS. Pabarazi në tendera, miliona lekë të shpërdoruara

Në verën e këtij viti nisi rikonstruksioni i godinave të rektoratit të universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Si ndodhur shpesh në këto vitet e fundit në Shqipëri tenderat i fitojnë firmat ndërtuese të cilat  fillimisht ulin çmimet poshtë realitetit dhe gjatë punimeve, mbushin procesverbale së bashku me supervizorët gjoja kanë dalë gjëra të paparashikuara në projektin fillestar dhe kështu rrisin fondin për të siguruar fitime të cilat arrijnë jo më pak se 5%  të vlerës totale. Kështu ndodhi, edhe me drejtuesit e Universitetit të Vlorës, të cilët në përfundim të punimeve doli që kishin shkelur ligjin. Para disa ditësh në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës u organizua ceremonia e 20 vjetorit të hapjes së këtij Universiteti, dhe me këtë rast merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla si dhe ambasadorja e BE në vendin tonë. Me këtë rast u përuruan edhe godinat e reja të sapo rikostruktuara. Por kjo festë nuk zgjati shumë sepse, Auditi i Ministrisë së Arsimit verifikoi dokumentacionin lidhur me punimet dhe cilësinë e tyre dhe doli në përfundimin se: Zyra Juridike  e Universitetit përkatësisht, NHFP, por dhe kancelarja kishin abuzuar me detyrën duke firmosur në mënyrë të jashtëligjshme punime, të cilat diskutohej se nuk ishin  kryer në përfitim të shtesës së milionave në fondin e përgjithshëm. Menjëherë, Kryeministri, njëkohësisht edhe Deputet i Vlorës zoti Edi Rama, urdhëroi shkarkimin e juristëve, ndërkohë që për kancelaren e universitetit është dhënë masa disiplinore me paralajmërim për pushim nga puna. Prej vitesh Universiteti i Vlorës është bërë objekt i abuzimeve dhe shpërdorimit të detyrës nga drejtuesit e tij. Reforma e Arsimit të Lartë që pritet të kalojë së shpejti në Parlament do të kthej në këtë universitet ligjshmërinë, të cilën qytetarët e mirëpresin, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke harruar ata që deri para pak kohësh kërkuan t’i hiqnin universitetit edhe emrin e babait të Pavarësisë Ismail Qemali. Shpresa e tyre e vetme është Kryeministri dhe deputeti i Vlorës Edi Rama. Masat e dhëna për dy juristët dhe kancelaren, janë masa administrative, ndërkohë, nuk mësohet nëse prokuroria do të nisë hetimet për shkeljen e barazisë në tendera