Zhduken spitalet e qyteteve, reforma i kthen të sëmurët në marshues. Shtohen kostot dhe vështirësitë

1314
Vjollca KUTA

Nis “emigrimi” i 1.2 milionë banorëve, për shërbim mjekësor drejt 12 spitaleve në prefektura
Platforma e shëndetësisë “Rilindja”, do të rikthejë trajtimin e njerëzve prej veterinerëve, siç po ndodh në afro 300 fshatra skajorë
Banorët e 42 qyteteve dhe sidomos të 80% të fshatrave që janë edhe pa infermierë në zonë, po detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometër rrugë, për vizita mjekësore te specialistët, për një shtrim në spital, për një operacion, apo konsulencë mjekësore. kjo politikë “rilindëse” mjekësore, do të krijojë shumë shqetësime, deri edhe me humbje jetësh njerëzore

Megjithëse qeveria njoftoi dhe brenda 24 orëve, e mohoi nëpërmjet ministres së Shëndetësisë, vendimi për mbylljen e 42 spitaleve bashkiake, ka nisur të zbatohet. Prej dy ditësh, banorë të qyteteve që kanë spitale, nuk kanë më shërbim shëndetësor, mbasi spitalet në qendrat e tyre të banimit, janë kthyer në godina “Urgjenca Mjekësore”, të cilat presin të sëmurët dhe i përcjellin ata, drejt spitaleve rajonale në qendër të prefekturave, ku janë vendosur mjekët specialistë dhe mjekët e shërbimeve të tjera mjekësore rutinë. 
U premtua shërbimi mjekësor falas, u hoq edhe ai me pagesë
Nga 42 spitale që kanë rrethet, vetëm 12 prej tyre që gjenden në qendër të prefekturave, do të vazhdojnë të kryejnë këtë funksion shërbimesh komplekse shëndetësore. Ndërsa spitalet e tjerë, në 42 bashki do të shërbejnë për rastet e urgjencave. Mbyllja e spitaleve bashkiakë dhe kthimi i tyre në urgjenca mjekësore kalimtare me afat 2-12 orë, u bë në kuadrin e gjoja reformim modernizmit të shërbimit shëndetësor. Mirë që nuk u ofrua shërbimi shëndetësor falas, por nga qendrat e qyteteve e të rretheve iku edhe shërbimi me pagesë, duke u monopolizuar në spitalet rajonale, në qendër të prefekturave. Nuk e dimë, nëse mbyllja e spitaleve të qyteteve quhet “reformë modernizimi”, por dihet fakti që 1.2 milionë banorë të zonave, kur të kenë nevojë për shërbim mjekësor, do detyrohen të “emigrojnë” drejt spitaleve të prefekturave, për ta marrë këtë shërbim jetik, shpesh edhe me pasoja, për shkak të distancës së largët me spitalet. Tashmë, banorët e 42 qyteteve dhe sidomos të 80% të fshatrave që janë edhe pa infermierë në zonë, po detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometër rrugë, për vizita mjekësore te specialistët, për një shtrim në spital, për një operacion, apo konsulencë mjekësore. Kjo politikë “rilindëse” mjekësore, për të lënë banorët pa shërbim spitalor, do të krijojë shumë shqetësime, deri edhe me humbje jetësh njerëzore, për shkak të largësisë së spitaleve ku ata duhet të shkojnë. Këtë vendim qeveria e ka justifikuar me faktin, që këto qytete e qendra zonale ku mbyllen spitalet, i kanë afër si distancë qendrat e prefekturave. Fakti flet ndryshe. P.sh., qendra e ish-komunës Buz në Tepelenë e ka spitalin e Prefekturës Gjirokastër, afro 100 kilometër larg. Kaq larg i kanë spitalet e prefekturave edhe qytete e fshatra të bashkive Memaliaj, Peqin, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, Kuçovë, Mirditë, Bulqizë, Ersekë, Mallakastër, Pogradec, Librazhd, Has, Tropojë, Gramsh, Sarandë, Pukë, Bulqizë, Delvinës, Malësi e Madhe etj. Sipas kësaj skeme të mjekësisë së “rilindur”, banorët duhet të udhëtojnë disa orë me makina ku ka rrugë dhe me kafshë e në këmbë ku nuk ka rrugë, për të çuar një të sëmurë në spitalet e prefekturave në Gjirokastër, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Peshkopi, Berat, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Kukës, Korçë…, udhëtim që ka rrezik për jetën, për shkak të vonesave dhe shpenzime financiare për shkak të largësisë. 
Në 90% të fshatrave, nuk ka shërbim shëndetësor
Shqipëria është i vetmi vend në rajon e në Evropë, që mbulohet vetëm në masën 45% me shërbim shëndetësor. Siç e thamë përveç 42 qyteteve e qendrave zonale të banuara që janë pa spitale, janë edhe krejt zonat rurale në fshatra e komuna, të cilat nuk kanë, jo vetëm shërbim spitalor e ambulator, por asnjë lloj shërbimi mjekësor. Ky shërbim publik është i shkallëzuar në tre nivele. Në spitalet dhe ambulancat qendrore në qarqe, në spitalet në rrethe, në shërbimet ambulatore në qytete. Sipas kësaj skeme, ata që banojnë në qendrat e prefekturave, i kanë të gjithë llojet e shërbimit. Ata që jetojnë në qendrat e rretheve, kanë vetëm gjysmat e shërbimeve mjekësore. Ata që jetojnë në qytete, kanë vetëm shërbim ambulator ditor. Ndërsa ata që banojnë në fshatra kanë nga 1 mjek e nga 1 infermier në komuna, sa për vizita formale e për injeksione dhe asgjë tjetër. Sipas numrit të popullsisë, mesatarisht kanë 1 mjek dhe 1 infermier për 10 mijë banorë. Më saktësisht, shërbimi shëndetësor publik i ofruar nga qeveria “Rilindja” në fshatin shqiptar është vetëm në 10% të qendrave të banuara. Realisht, shëndetësia sot, mbulon me shërbim shëndetësor fizik vetëm 42% të territorit të vendit dhe 55% të popullsisë. Pjesa tjetër, pra 58% e territorit dhe 45% e popullsisë nuk kanë shërbim shëndetësor atje ku jetojnë, por shkojnë atje ku ua ka caktuar qeveria, dhjetëra e, pse jo qindra kilometra larg qendrave të banuara. Konkretisht, në 26 qytete të vendit, spitalet e bashkive janë mbyllur prej 8 vitesh, duke u kthyer në qendra shëndetësore, por minimalisht ka pasur 24 orë shërbim, me mjekë të përgjithshëm dhe me trajtim ditor. Në zbatim të platformës së shëndetësisë “Rilindja”, mungesa e shërbimit mjekësor, do të rikthej trajtimin e njerëzve prej veterinerëve, siç ndodh realisht, në afro 300 fshatra në zonat skajore të vendit. 
Spitalet në prefektura, nuk përballojnë dot as shërbimin ndaj banorëve të 12 bashkive qendrore
1. Bashkia Tiranë 757,361 banorë 
2. Bashkia Durrës 299,989 banorë 
3. Bashkia Shkodër 200,889 banorë
4. Bashkia Berat 98.875 banorë
5. Bashkia Vlorë 194.147 banorë 
6. Bashkia Lezhë 106,245 banorë
7. Bashkia Korçë 129.065 banorë 
8. Bashkia Fier 196.324 banorë 
9. Bashkia Elbasan 205,892 banorë 
10. Bashkia Dibër 78,940 banorë
11. Bashkia Gjirokastër 52.054 banorë
12. Bashkia Kukës 59,393 banorë
Ja sa banorë të 49 bashkive, do të udhëtojnë drejt prefekturave, 60% e tyre 30-100 kilometër larg spitaleve 
1. Bashkia Tepelenë: 16.371 banorë
2. Bashkia Sarandë: 50,680 banorë. 
3. Bashkia Maliq: 64,664 banorë . 
4. Bashkia Divjakë: 53.372 banorë 
5. Bashkia Gramsh: 36.305 banorë
6. Bashkia Peqin: 38.900 banorë
7. Bashkia Belsh: 32.389 banorë 
8. Bashkia Urë-Vajgurore: 39,551 banorë
9. Bashkia Poliçan: 18,341 banorë
10. Bashkia Roskovec: 31.548 banorë
11. Bashkia Konispol 13,737 banorë
12. Bashkia Mirditë: 37,384 banorë
13. Bashkia Himarë: 27,049 banorë. 
14. Bashkia Fushë-Arrëz: 11.651 banorë. 
15. Bashkia Libohovë: 7.158 banorë
16. Bashkia Kolonjë: 19.919 banorë 
17. Bashkia Pukë: 16,836 banorë
18. Bashkia Delvinë: 18,078 banorë 
19. Bashkia Skrapar: 19,072 banorë
20. Bashkia Has: 21,247 banorë
21. Bashkia Kamëz: 125,632 banorë
22. Bashkia Pustec: 5.191 banorë
23. Bashkia Këlcyrë 12.468 banorë
24. Bashkia Cërrik: 46,652 banorë 
25. Bashkia Kurbin: 72,987 banorë.
26. Bashkia Përmet 20.301 banorë. 
27. Bashkia Rrogozhinë: 40,684 banorë. 
28. Bashkia Librazhd: 44,181 banorë
29. Bashkia Finiq: 39,055 banorë
30. Bashkia Lushnjë: 127.438 banorë 
31. Bashkia Memaliaj: 21.476 banorë
32. Bashkia Patos: 42.738 banorë.
33. Bashkia Përrenjas: 33,031 banorë
34. Bashkia Shijak: 44,103 banorë
35. Bashkia Bulqizë: 4,223 banorë
36. Bashkia Kuçovë: 55.293 banorë
37. Bashkia Krujë: 79.608 banorë 
38. Bashkia Kavajë: 79,445 banorë.
39. Bashkia Malësi e Madhe: 53,918 banorë
40. Bashkia Vau-Dejës: 48,966 banorë
41. Bashkia Pogradec: 90.976 banorë.
42. Bashkia Vorë: 36,230 banorë
43. Bashkia Mat: 38,615 banorë
44. Bashkia Selenicë: 35.793 banorë.
45. Bashkia Klos: 20,281 banorë.
46. Bashkia Tropojë: 28,216 banorë
47. Bashkia Mallakastër: 43.033 vetë 
48. Bashkia Devoll: 42.388 banorë 
49. Bashkia Dropull: 23.131 banorë 
Ja çfarë përcakton Ligji Nr. 9106, datë 17.7.2003 “Për Shërbimin Spitalor|

Neni 4
Spitalet sigurojnë:
a) Ndihmë mjekësore të përgjithshme dhe të specializuar; 
b) Mbrojtjen e shëndetit në bashkëpunim edhe me veprimtaritë e institucioneve të tjera shëndetësore;
c) Kushtet e duhura për përvetësimin e praktikës së punës dhe edukimin profesional dhe teknik të personelit shëndetësor dhe teknik;
ç) Nxitjen e edukimit higjieno-sanitar të të sëmurit dhe të të afërmve të tij, duke u mbështetur në personelin e vet shëndetësor.
Sigal