Paralajmëron konferencë për mediat, Meta: Jam i hapur ndaj çdo pyetje!

218
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp, e cila do të mbahet në ambientet e Presidencës. Stafi i Metës njofton se konferenca do të mbahet në orën 12:30, ndërsa thekson se Presidenti do të jetë i hapur për çdo pyetje.

Konferenca e Metës zhvillohet një ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Maqedoni, ndërkohë që ambienti politik në vend është tejet i polarizuar. Më herët ai është akuzuar nga kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha, i cili e ka quajtuar si njërën prej brinjëve të “Trekëndëshit të Bermudës”.