Myslimanët shqiptarë festojnë Fiter Bajramin ndryshe nga vitet e shkuara. Bujar Spahiu: Koha që të reflektojmë!

289
Sigal

Me një numër të kufizuar besimtarësh në Xhaminë e Pazarit në Tiranë, kreu i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu kreu faljen e Fiter Bajramit, që kulmon pas një muaji agjërimi nga ana e besimtarëve.

Ndryshe nga vitet e tjera ku namazi i Bajramit falej në sheshet e qyteteve, këtë vit për shkak të masave kufizuese për shkak të koronavirusit, falja është bërë nëpër xhami, megjithëse në një pjesë të madhe prej tyre ka pasur dyndje besimtarësh.

“Megjithëse ky Ramazan u përjetua ndryshe, sidomos në aspektin sociale jemi të gëzuar që arritëm ta mbyllim agjërimin me sukses. Ky Bajram vjen me një situatë të përmirësuar, falenderojmë mjekët që punuan me përkushtim.

Besimtarët mysliman shijojnë një jetë të disiplinuar gjatë këtij muaji, si në rrafshin mysliman edhe atë shpirtëror. Vetë urimi Gëzuar Bajramin është urimi më i mirë, që buron nga thellësia e shpirtit. Koha që të reflektojmë fortë për vlerat e familjes dhe ta ruajmë atë nga antivlerat. I lutem zotit të na fali dhe mëshirojë, të na ruaj nga fatkeqësitë, sëmundjet dhe pandemitë që na kanë kapluar gjithë globit. Allahu të na ruaj nga çdo sëmundje që është e rëndë dha nga çdo gjë që nuk e mbajmë dot në supet tona. (…)

Ishte i privuar nga adhurimet e përbashkëta, një sprovë nga ana e Zotit. i lutem Zotit të mos na sprovojë në gjëra të tilla duke shpresuar që ndoshta jemi kalitur dhe kemi nxjerrë mësime. InshAllah kjo festë lëshon mirësinë. Ramazani ndryshon sjelljen e jetë së njeriut që ka ndërgjegjësuar besimtarin dhe e ka bërë më të pastër.

Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, i kërkojmë besimtarët që të na mirëkuptojnë, t’i lutemi Zotit të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha”, u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.