Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër, arsyeja një lojë pokeri

522
Sigal



Gazeta Telegraf/ Rreth orës 22:40 të së hënës dy persona u vranë, ndërsa katër të tjerë u plagosen në fshatin Dajç të Shkodrës. Ngjarja ndodhi në një
lokal, te “kryqëzimi i Dajçit”, ku po luhej një lojë pokeri me letra.


Mikovanb Parubi, një 33 vjeçar i cili njihet ne zonë si një
person me luhatje të thella emocionale si edhe përdorues i lëndëve narkotike,
në grindje e sipër ka hapur zjarr mbi të gjithë lojtarët e tjerë të pokerit,
shokë me njeri-tjetrin.

Si rezultat i qitjeve të kryera me armën e Parubit, mbetën
të vrarë dy persona, Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç.  Si
dhe mbetën të plagosur Aleks Prendi, 40 vjeç, Vinçens Kopshti, 26 vjeç, Ndok
Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.
 

Të katër të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit
rajonal të Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si pasojë edhe e
ndërhyrjeve të shpejta kirurgjikale.
 

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në të gjithë
rrugën nacionale, por edhe në rrugët e Dajçit, në kërkim të Parubit. Në
aksionin policor janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Policia tha se ka kryer rrethimin e të gjithë zonës ku
dyshon se është fshehur autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë.