Vrasja e teknikut të kondicionerit, arrestohet xhaxhai i vëllezërve Kusi

507
Sigal

Dy muaj pas vrasjes së teknikut të kondicionerit në një vilë në zonën e Myslym Shyrit, policia e Tiranës ka arrestuar Lulëzim Kusin, xhaxhain e dy vëllezërve Kusi, të akuzuar si autorët e ngjarjes. Albano dhe Griseldo Kusi, dy vëllezër, akuzohen se vranë Indrit Celën, i cili punonte në banesën e tyre.

Xhaxhai i tyre, Lulëzim Kusi, u arrestua nga Policia, pasi gjatë kontrollit që është ushtruar nga policia në banesën e tij më 6 shtator, kur po kërkohej për autorët, atij iu gjet një armë zjarri pa leje e llojit kallshnikov. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, Kusi rrezikon 15 vite burg për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu se banesa e xhaxhait, është përdorur nga 2 nipërit e tij për t’u fshehur pas krimit të rëndë dhe për t’u larguar mw pas jashtë vendit.  

26-vjeçari, Indrit Çelaj,u vra më 23 gusht 2019, pas një sherri me dy djemtë e pronarit të një vile ku po punonte në Tiranë. Djemtë e Bujar Kusit, Griseldi dhe Albanon, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut.