Me kanatiere, tatuazh, ky është 47-vjeçari që terrorizoi të moshuarit për ti grabitur në Fier

358
Sigal

Del fotoja e 47-vjeçarit Pajtim Dhana, i cili disa ditë më parë grabiti çiftin e të moshuarve në fshatin Pishë të Fierit.

Mëngjesin e sotëm 47-vjeçari ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku i është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”

Në ambientet e gjykatës ai është shfaqur me doreza, maskë dhe kanatiere, teksa u shoqërua nga një efektiv policie.

Ndërkohë, në duart e tij ka pasur edhe prangat. Ajo që vihet re është se në njërin krah 47-vjeçari ka edhe një tatuazh.

Pajtim Dhana tre ditë më parë u fut natën në banesën e të moshuarve, (Vangjel dhe Athina Prifti) dhe nën kërcënimin e sëpatës arriti që t’u marrë një shumë parash, 30 mijë lekë të reja dhe më pas u largua.

Por arratia zgjati shumë pak, pasi u prangos dhe tani do të përballet me akuzat. Të moshuarit kanë deklaruar se 47-vjeçarin e kanë komshi.