Vrasja e të riut në Laç për 3 mijë lekë parkim, dokumentet që nxorën zbuluar autorin

164

Për vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç, dy ditë më parë kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Viktima Viktor Shkorreti i kërkoi 32-vjeçarit Emanuel Kocas, 3 mijë lekë të vjetra si pagesë për parking. Kjo nuk u pranua nga autorit i krimit, duke i thënë se mjeti që po parkohej ishte pranë një trotuari.  Menjëherë nisi edhe sherri mes dy palëve , i cili përfundoi tragjikisht.

Autori i vrasjes Emanuel Kocas ishte bashkë me 6 persona të tjerë në momentin e debatit me 24-vjeçarin. Mësohet se pas vrasjes autorit i bien disa dokumente në toke dhe kjo i ka mjaftuar policisë për të identifikuar atë.

Kocas ra në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme.

Theksojmë se natën e 12 qershorit gjithë qyteti i Laçit ka qene i tejmbushur me mjete dhe njerëz nga pelegrinazhi, ndërsa mjaft banore vendas kishin rezervuar ne çdo cep të qytetit vende për parkime mjetesh për të përfituar para.