Vlorë – Lungomare/ Gropa që i mori jetën 17 vjeçarit u hap po atë ditë në drekë

545
Sigal

Prokuroria e Vlorës do t’i kërkojë gjykatës paraditen e së mërkurës masën e sigurisë “arrest me burg” për tre persona të arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur në aksin Ujë i Ftohtë-Skelë. Ne kete aksident humbi jeten 17 vjecari Kristo Panajoti  dhe u plagos drejtuesi i mjetit, kushëri i adoleshentit.

Ndërkohë Ervin Dervishi, ekspert i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës konfirmoi së gropa ku ra makina ishte hapur po atë ditë.

 “Gropa është hapur atë ditë në orën 14:00 (26 nëntor 2016) . Tabela e devijimit të rrugës është vendosur në mëngjes tha Dervishi  i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” në tv Klan.

Ndërkohë janë ndaluar prej dy ditësh Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit, të dy punonjës të firmës “Xh & M Sh.p.k”  që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. (Neni 289 i K.Penal). Ata akuzohen se nuk kanë vendosur tabela paralajmëruese për përdoruesit e rrugës.

Prokuroria do të kërkojë arrest me burg dhe për drejtuesin e mjetit Petraq Beja të cilin e akuzon për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor