U dërgua me helikopter në Tiranë/ Policia: 17-vjeçari ra nga një ndërtesë në Ksamil, po kryente punime hidraulike

220
Sigal

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi rrëzimin e 17-vjeçarit në Ksamil. Mësohet se K.K, ishte duke kryer punime hidraulike kur u rrëzua aksidentalisht nga një ndërtesë në Ksamil.

Më pas ai fillimit u dërgua në spitalin e Sarandës dhe prej andej në spitalin e Traumës.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 17 vjeç, i cili dyshohen se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil.

Shtetasi K. K., do të dergoht në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.