Avokatja e mbrojtjes së çështjes së Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja e ftuar një emision televiziv, pasditen e sotme, u shpreh se pranimi i të gjithë kërkesave të Aleancës dhe Presidentit nga ana e Gjykatës Kushtetueses është fitorja e radhës mbi kauzën.
Në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese u pranuan tre kërkesa që ishin:
1-Kalimi i VKM-s për shqyrtim
2-Bashkimi dosjeve
3-Pranim i aleancës si palë e tretë.
Kalaja u shpreh se kjo është hera e parë që pranon si palë të tretë një lëvizje që është lëvizje në frymë dhe jo subjekt, që mund ta thërriste gjykata dhe në këto kushte unë e quaj fitoren e parë por edhe mbi të gjithë, ishte dhe një vendim moral i gjykatës.
Deri me datë 8 qershor Gjykata ka detyruar palët e interesuara si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Financave, Kulturës, Kryeministria dhe Bashkia Tiranë të dërgojnë dokumentacion shtesë.
‘Një pjesë e mirë e dokumentacioneve ishin vendosur në dispozicion, por koha ishte e shkurtër për tu shprehur mbi këto prova dhe bëmë një kërkesë proceduriale për prova të cilat jo vetëm mungonin në dosjen e Gjykatës por në këndvështrimin tonë këto prova do të japin edhe zgjidhjen e drejtë të situatës.
Në grupimin e dytë të kërkesave ishte edhe prova me dëshmitar.
Ne nëpërmjet provave dhe deklarimit të deputetes Kumbaro e cila ka qenë promovuesja e parë e ligjit special për ndërtimit të teatrit të ri nëpërmjet një PPP do të vërtetojmë se janë shkelur të gjitha nenet e Kushtetutës në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, veprime që sollën dhe aktin kriminal të shembjes së Teatrit.
Pritshmëria nga ky proces është që në rastin më të mirë nëse ligji dhe kushtetuta janë shkelur nga Kryeministri, Kryetari i Bashkisë e të tjerë zyrtarë dhe nëse Gjykata do të shpallë aktet e ndërmarra nga ato anti-kushtetuese, do të japë një ndikim të jashtëzakonshëm në dy drejtime, vazhdimësinë e procesit gjyqësor dhe hetimeve dhe pasi të verifikojmë personat fajtor për prishjen e teatrit do të drejtohemi gjykatës me një padi civile për dëmshpërblimin e dëmit dhe ta bëjmë të qartë që qytetarët nuk mund të paguajnë më dëmet e shkaktuar nga papërgjegjshmëria e zyrtarëve.’