Dyshime për eksploziv ne bord/ Alarm në aeroportin e Parisit, evakuohen pasagjeret

163
Sigal

Një avion i cili vinte nga Çadi ka shkaktuar një situatë alarmante në aeroportin e Parisit, pasi dyshohej se në të gjendej një sasi eksplozivi.

Autoritetet policore kanë bërë evakuimin emergjentë të pasagjerëve.

“Aeroplani u ul në aeroportin Roissy pa incidente në 4:01 pasdite dhe ishte i izoluar,” tha Ministria e Brendshme. “Pasagjerët janë zbritur. Dyshimet po hiqen,” tha ai.

Sipas një burimi të aeroportit, gjatë fluturimit, një burrë arriti të futej në frekuencën e radios dhe të bënte një kërcënim për bombë. “Piloti informoi kompaninë dhe avioni u shoqërua nga një Rafale në Roissy”, shtoi ky burim.

Aeroplani “u ul në një ‘vend posaçërisht për bomba’, një vend i veçantë në aeroport për këtë lloj ngjarjeje,” tha burimi.

Image