Nuk jeni të sigurtë nëse është alergji apo Covid-19? Këto janë shenjat që bëjnë diferencën

208
Sigal

Simptoma të tilla si bllokimi i hundëve, dhimbjet e fytit dhe humbja e nuhatjes janë vetëm disa nga simptomat e zakonshme të Covid-19 dhe alergjive sezonale. Por si t’i dalloni këto të dyja. Por a mund të dyshojmë se këto nuk janë simptoma të koronavirusit?

Përgjigja është po, por në rast se ka një histori të alergjive sezonale. Personat me alergji nuk shqetësohen veçanërisht sepse simptomat e tyre janë të parashikueshme. Një tjetër shenjë e alergjive sezonale është dhe kruajtja në zonën e fytit dhe të hundës, simptoma që nuk përkojnë me ato të koronavirusit.

Por nëse keni ethe, atëherë është një shenjë e mirë që vuani nga infeksioni Covid-19 pasi ethet nuk janë simptomë e alergjive. Nëse ende keni dyshime dhe nuk ndiheni mirë, është më e sigurta të bëni një test diagnostikues të koronavirusit.