Po transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 37-vjeçarit në Gjirokastër

87
Sigal

Një 37-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar dhjetë emigrantë të paligjshëm. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.H.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 47”. Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 47″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, Tepelenë, transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.