Milano – Shkatërrohet banda kriminale – shqiptare e drogës dhe prostitucionit, 14 të arrestuar

413
Sigal

Policia italiane e qytetit të Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar “Toka jonë” i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale e përbërë nga shtetas shqiptarë.

Kjo bandë merrej me trafikun drogës e prostitucionit nga Shqipëria në Milano e Hollandë.

Policia italiane ka ekzekutuar 14 urdhër arreste me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e shfrytëzimit të prostitucionit.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të vitit 2015 e në muajin mars të po këtij viti u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe u sekuestruan 5 kg drogë.

Grupi kriminal shqiptar shfrytëzonte për prostitucion shtetase rumune, moldave e shqiptare.

Ndërsa në Hollandë blenin drogë të tipit kokainë që e trafikonin më pas në Itali.

Sipas policisë italiane ky grup kriminal kishte degëzime të tij në Shqipëri.