(VIDEO) Tiranë- Errësirë në repartin e “Infektivit”, ja si e gjen mënyrën mjekja për të bërë gjilpërën

68

 

Në repartin e “Infektivit” tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë
Tereza” në Tiranë, ikja e dritave ia ka bërë edhe më të vështirë punën mjekes
së turnit, e cila e gjendur në këtë situatë aspak normale është detyruar që të
ndezë dritën e telefonit për të vizituar pacientin.

E
si të mos mjaftonte kjo, në këto kushte mjekja ka bërë edhe gjilpërën si dhe i
ka vendosur serumin pacientit.


një video të siguruar nga JOQ-ja i afërmi i pacientes i thotë mjekës se në këto
kushte as kafshët nuk mund të vizitohen, ndërsa mjekja thotë se fajin për
errësirën e ka kondicioneri, që sipas saj ka bërë masë.

Ndërkohë
në dhomë, që duket se ndodhen disa persona të shtruar, dëgjohen zërat e të
sëmurëve, dikush që thërret “doktor”, ndërsa dy të rinj komentojnë këtë situatë
të turpshme. Imagjinoni nëse kjo situatë të ndodhë gjatë një operacioni?