Përmirësohet situata në Fier, lumi Vjosës ka nisur “tërheqjen”

741
Edhe pse ende 600 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit, në Fier situata po shkon drejt përmirësimit pasi lumi Vjosa ka filluar të tërhiqet.
Banorëve u është sugjeruar që të qëndrojnë në qendrat e strehimit të ngritura nga qeveria derisa situata të normalizohet dhe uji të largohet nga shtëpitë e tyre.
Fatmirësisht uji i lumit Vjosa është tërhequr nga fshati Fitore dhe Novosela e Vlorës, dy fshatra këto që janë goditur shpesh nga përmbytjet. Emergjencat Civile kanë nisur punën për të zhbllokuar rrugët e këtyre fshatrave si dhe për largimin e ujit nga banesat.
Përsa i përket ujit të pijshëm, autoritetet nuk sugjerojnë konsumin e ujit të çezmave pasi është i ndotur.
Sigal