Video-skandali, ja çfarë dëshmoi 20-vjeçarja për Krimet e Rënda

495
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i kërkon gjykatës se Apelit qe ta lirojë nga paraburgimi. Avokati mbrojtës i Xhelilit kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara. Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme janë konsideruar të papërdorshme. Duke kujtuar se në rastin e ish-kryebashkiakut nuk dihet se cili është burimi i pamjeve të transmetuara, mbrojtja nënkupton të njëjtin precedent edhe në rastin Meta-Prifti. Mësohet se ditën e sotme, Prokuroria e Krimeve të rënda ka pyetur vajzën, e cila ka kryer filmim ku kryebashkiaku kërkon favore seksuale në këmbim të një pune. Burimet pohuan se për shkak të tronditjes vajza ka dhënë dëshminë e saj në prani të të ëmës. “Ishte një ide që më erdhi në moment, i bëra filmimet nga padrejtësia që ndesha”, ka thënë dëshmitarja. Prokuroria thotë se nuk është marrë ende në pyetje ish-kryebashkiaku, i cili mbahet nën “arrest me burg” për dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv duke kërkuar favore, një vepër e cila me ndryshimet në kod hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Sigal