Ilirian Agolli: Përse luftojnë shqiptarët dhe përse luftojnë bota

499
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kur të na vijnë mendtë… Mihal Grameno, gazetar i madh shqiptar, shkroi në gusht 1914: “Lufta e saponisur europiane është një shembull për shqiptarët që të kuptojnë përse lufton bota dhe përse po luftojnë në Shqipëri dhe me cilin armik. Të mos isha shqiptar, do të ndjeja ndoht të tregoja luftën që bëhet në Shqipëri, por si shqiptar, megjithë turpin që ndjej, duhet të tregoj të vërtetën, që të mundim më pas të gjykojmë marrëzirat e pashembullta të autorëve të tyre, domethënë trimat, të cilët i vunë krusmën Shqipërisë, pasi na e krijoi bota pas 500 vjet robërie. Turqit edhe grekët dridheshin si purteka duke kujtuar gjithë poshtërsitë që na kishin bërë, por ne, me të dalë zotër më vete, me vrap rrëmbyem pushkët dhe vritemi midis tonë se duam zgjedhën e Baba Dovletit ose të Grekut. As ndonjë faqe historie s’tregon ndonjë shembull të tillë, që një komb të ketë mohuar kombësinë e vet, kështu si neve shqiptarët, dhe të dëshirojë një zgjedhë të huaj. Le të marrim, pra, shembull nga lufta e sotme europiane dhe të përpiqemi të ndreqim gabimet e trasha se mundet të kemi kohë që të mos marrim mallkimet nga bijtë tanë, të cilët do t’i lëmë robër. Përuluni flamurit kombëtar dhe vëllazërohuni sa s’është vonë, se kur të na vijnë mendtë nuk do të na i hanë as qentë”. *(M.G. Përse luftojnë shqiptarët dhe përse luftojnë bota. Corriere delle Puglie. Nr. 218. 6 gusht 1914. Faqe 1.)