Bletët ndjekin për dy ditë makinën

439
Besnikëria e ka një kufi, por jo për bletët. Një koloni prej rreth 20 mijë bletësh kanë ndjekur për dy ditë një makinë, ku kishte mbetur e bllokuar mbretëresha e tyre. I gjithë horrori për të zotin e makinës ka nisur kur Roger Burns, një rritës bletësh nga Uellsi, po transportonte një koloni të tyren në një kuti kartoni. Papritur, nxitur edhe nga era e fortë që frynte, kutia u hap dhe bletët u shpërndanë. 
Në këtë moment, mbretëresha duket se ka gjetur strehë në bagazhin e një automjeti Mitsubishi Outlander, ndoshta e nxitur edhe nga ndonjë gjë e ëmbël që mund të ketë nuhatur. Zotëruesi i makinës largohet pa e ditur aventurën e tmerrshme që do ta shoqëronte më pas. Një ditë më vonë, disa kilometra nga ku ishin shpërndarë bletë, ai vëren disa prej tyre të mbledhura në pjesën e pasme të makinës së tij. U mundua t’i largojë dhe ja arriti qëllimit disi. Por ditën tjetër u përsërit e njëjta situatë, madje numri i bletëve ishte më i madh. Për këtë ai vendosi të thërrasë sërish Roger Burns, që njihej si rritës bletësh në zonë.
Sigal