Vendndodhja e Bllokut 2 naftë-gazmbajtëse dhe raportet me kufijtë më të mundshëm të Shelfit Kontinental Shqiptar në Detin Jon

377
Lirim HOXHA
Revista Menaxhimi i Resurseve Hidrokarbure Helenike (HHRM Hellenic Hydrocarbons Resources Management- HHRM, 2017 (http://www.greekhydrocarbons.gr/index.php/exlporation/block-2/2-uncategorised) ka bërë publike vendndodhjen e Bllokut 2 Grek në Detin Jon, citoj “kufiri perëndimor i të cilit është afër kufirit Grek-Italian”. Njofton, gjithashtu, se është krijuar një Ndërmarrje e Përbashkët (Joint Venture) me tre kompani (Total S.A, Edison dhe Hellenic Petroleum) që priten të përfundojnë, në fund të prillit, 2017, raundin e dytë të licencimit për zbulimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Detin Jon në Greqinë Perëndimore. Hapi i fundit do të jetë Marrëveshja e Ndarjes së Prodhimit (Production sharing agreements ) midis qeverise greke dhe kompanive të mësipërme, lidhur me sasinë e rezervave të nxjerra që do të marrë secila palë. Nga ‘’Marrëveshje midis Republikës Italiane dhe Republikës Helene mbi ndarjen e zonave të Shelfit Kontinental’’ e 6 qershorit 1982 në Detin Jon” (https://www.state.gov/documents/organization/58576.pdf) dhe ‘’Marrëveshje midis Shqiperisë dhe Italisë për përcaktimin e Shelfit Kontinental’’ e18 Dhjetorit 1992 në Detin Adriatik” (http://www.marineregions.org/documents/ALB-ITA1992CS.pdf) ka rezultuar se, mbas përfundimit të marrëveshjes për përcaktimin e Shelfit Kontinental midis Shqiperisë dhe Greqisë do të duhej një marrëveshje tripaleshe Shqipëri-Itali-Greqi, për të përcaktuar një pikë (“tre pikësh”) të përbashkët për të përfunduar kufijtë e Shelfit Kontinental në Detin Jon.
Shpjegim:
Vija e kuqe tregon kufijtë e Bllokut 2 sipas HHRM, 2017. Pikat 17 ( është pika fundore e kufirit të Shelfit Kontinental Shqipëri – Itali, 1992) Pika 1 (është pika fundore e kufirit të Shelfit Kontinental Greqi – Itali, 1982) Sipërfaqja 228 kilometer katrore e vizuar me ngjyrë jeshile , është siperfaqja që duhet t’i përkasë Shelfit Kontinental Shqiptar por është përfshirë në Bllokun 2 Grek. Vija 1-A e ndërprerë me ngjyrë jeshile është vijë që sugjerohet në këtë shkrim për ndarjen e Shelfit Kontinental Shqipëri – Greqi. Në figurën e mësipërme, është marrë një pikë (“trepikësh”) Pika 0 në mesin e pikave fundore. Duke vendosur kufijtë e Bllokut 2 mbi kufijtë e Shelfit Kontinental shihet qartë se poligoni me sipërfaqe rreth 228 kilometër katrore ndodhet brenda Kufijve të Shelfit Kontinental Shqiptar dhe i përket Shqipërisë. Nga imazhi/grafiku i artikullit të mësipërm duket qartë se kufiri verior i Bllokut 2 ndodhet midis Pikës 1 (pika ndarëse e shelfit continental Itali-Greqi, viti 1982) dhe jugut të Pikës 17 (pika ndarëse e Shelfit kontinental Shqipëri-Itali, viti 1994) të dyja të lëna të përcaktoheshin nga një marrëveshje e përbashkët Shqipëri-Greqi-Itali. Pra, janë shkelur këto marrëveshje.
Nisur nga faktet se Ishujt Othoni dhe Ereikousa janë ishuj satelitë të Ishullit të Korfuzit, nuk përbëjnë arkipelag ishujsh, dhe si të tillë kanë efekte me vetë dhe më të kufizuara të shtrirjes së Shelfit Kontinental (që janë marrë në konsideratë në marrëveshjen e ndarjes së Shelfit kontinental midis Greqisë dhe Italisë të 6 qershorit, 1982, duke bërë dhe përshtatjet e nevojshme), vetë Pika 1 (e ndarjes së Shelfit kontinental Greqi-Itali) mund të merret dhe si tripikësh për të tre shtetet Shqipëri-Greqi-Itali, dhe në këtë rast do formohej Poligoni me bazë Pika 1- Pika A që kufizohet në veri nga kufijtë e Bllokut 2.
Sidoqoftë, mbështetur mbi konkluzionet e dy marrëveshjeve, mund të gjendet një pikë e mesme, siç tregohet në figurën e mësipërme.
Kjo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me Konventën mbi Shelfin Kontinental të 10 qershorit,1964 dhe Nenin 76 të Konventës së Komisionit mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, të Kombeve të Bashkuara, si dhe në “Deklarata e Mirekuptimit” e 29 Gushtit 1980 (Annex II to the Final Act of the conference http://www.un.org/ ed y /los/clcs_new/continental_shelf_description.htm) Pikat 1, 2, 3 dhe 4 të Nenit 77, ‘’Të drejtat e Shtetit me Bregdet mbi Shelfin Kontinental ‘’ të Konventës të Kombeve të Bashkluara mbi Ligjin për Detin (http://www.un.org/ ed y /los/convention_agreements/texts/unclos/part6.htm ) përcaktojnë të drejtat sovrane dhe ekskluzive të shtetit bregdetar mbi Shelfin kontinental dhe burimet natyrore që ai ka, edhe në rastet e okupimit apo ndonjë deklaratë të shprehur me parë. Po kështu, nenet 78 dhe 79 parashikojnë të drejtat kur Vija Ndarëse kalon midis një vendburimi të dhenë, statusin legal për ujerat sipërfaqësore, kabllot nënujore dhe tubacionet, operacionet në ishujt, instalimet dhe strukturat e ndryshme që duhet të kenë pëlqim nga të dy palët. Duhet theksuar se qysh nga fillimi i kryerjes së punimeve sizmike në Detin Jon nga Kompania norvegjeze Petroleum Geo-services (EXPLORATION EUROPE Fresh Look at the Oil A Fresh Look at the Oil and Gas Potential of Greece Vol. 10, No. 6 – 2014 – 2014) deri më sot pala greke, si porositëse, asnjëherë nuk ka njoftuar palën shqiptare për kryerjen e këtyre, punimeve sizmike, që ashtu si dhe vetë Blloku 2, mbulojnë sipërfaqe të Shelfit Kontinental Shqiptar.
Përfundime
Nga sa u shpjegua më lart, do të sugjeroja: Duke parë kufijtë e Bllokut 2 në Detin Jon del qartë se ato kufij janë ndryshuar nga pala greke, në kundërshtim me marrëveshjet mbi Shelfin Kontinental Itali-Greqi të vitit 1982 dhe asaj mbi Shelfin Kontinental Shqipëri-Itali, të vitit 1994. Organet përgjegjëse shqiptare të marrin në shqyrtim dhe të vendosin për një propozim të bërë qysh vitin e kaluar nga një institucion i rëndësishëm shqiptar dhe që mbështetet rigorozisht në kërkesat për përcaktimin e Shelfit Kontinental të Konventes të Kombeve të Bashkuara dhe me metoda dixhitale me sigurinë më të lartë, sipas standardeve ndërkombëtare jep disa versione për këtë ndarje. Organet përgjegjëse shqiptare të kërkojnë mbledhjen e Komisionit tripalësh Shqipëri-Itali-Greqi dhe me propozim konkret të kërkojnë vendosjen e kufijve të Shelfit kontinental në Detin Jon të pranueshme nga të tri palët. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (Albpetrol) e Shqipërisë të kontaktojë me analogen Hellenic Hydrocarbons Resources Management dhe t’i kërkojë shpjegime për sa më sipër. Gjithashtu, duhet të sqarojë dy kompanitë e mesipërme, Total S.A (operatore) dhe Edison, se kufijtë e Shelfit Kontinental në detin Jon për sa i përket Shqipërisë nuk janë të pranueshëm, deri në një zgjidhje tripalëshe. Në përputhje me Ligjet ndërkombëtare, agjencitë shtetërore dhe ato jo-qeveritare duhet të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet mjedisore nga industria e e zbulimit dhe shfrytëzimit të naftës në Detin Jon. Sipas Revistës Menaxhimi i Resurseve Hidrokarbure Helenike (HHRM Hellenic Hydrocarbons Resources Management- HHRM, 2017 Ndërmarrja e Përbashkët (Joint Venture) për zbulimin dhe Shfrytezimin e Bllokut 2, Deti Jon përbëhet nga Total S.A. (kompani franceze e listuar në bursat e Parisit, Brukselit dhe Londrës e Nju Jorkut), (Operator) 50%, Edison (një nga udhëheqëset e industrisë në Itali dhe Evropë, e listuar në Bursën Italiane), 25%; dhe Hellenic Petroleum (me aksione në Bursën e Athinës dhe në Bursën e Londrës), 25%.