Unaza e Re: “Lutem kush ka mundësi të ndalojë gjakderdhjen”, apeli i fortë i banorëve

579
Sigal

Banorët e Astirit kanë vendosur të qëndrojnë gjithë natën në rrugë pas lajmërimit që kanë marrë se në orët e para të mëngjesit do të nis aksioni për shembjen e banesave të tyre, ndërsa disa prej tyre janë shprehur tepër të revoltuar.

Ajo tha se deklarata e kryebashkiakut Veliaj është e pavërtetë se ata po dëmshpërblehen me apartamente për pronat e tyre, ndërsa ka paralajmëruar përplasje të forta, e për këtë ka kërkuar edhe ndihmë nga ata që kanë mundësi ta parandalojnë gjakderdhjen.

“Jemi në gatishmëri, jami lajmëruar se në orët e para të mëngjesit do të mbërrijnë policia dhe fadromat. Ne nuk duam konflikt me askënd, ne po mbrojmë shtëpitë tona. Nuk e di çfarë reagimi mund të bënte një qytet europian nëse do ti bëhej kjo gjë. Jam e bindur se do të bënte më shumë nga sa po bëjmë ne, thjeshtë po mbrojmë shtëpitë tona. Kjo është një aferë korruptive, askush nuk është hetuar dhe burgosur, madje familjarët tanë janë arrestuar e dhunuar, por nuk dorëzohemi. Ka 30 vite që ndërtojmë e jo vetëm nuk na kanë penguar por na kanë inkurajuar, duke na lidhur kontratat me anë të të cilave kemi paguar gjithë faturat. Deklarata e Veliajt se kemi marrë nga 1-3 apartamente nuk është e vërtetë, është propagandë.

Ne jemi të përgatitur, kemi një vit që po ju themi mos u afroni në shtëpitë tona, nëse dedhet një pikë gjaku në Unazë të Re, kjo qeveri do të mbajë përgjegjësi. Ne kërkojmë ndihmë nga ndonjë qytetarë që ka mundësi të parandalojë këtë gjakderdhje ta bëjë tani, sepse jemi qytetar dhe në të drejtën tonë. Kemi nevojë për mbështtetje, ftoj qytetarët të na bashkohen. Larg duart nga Unaza, mos dhunoni banorët sepse paguajmë dtaksa dhe s’kemi asnjë precedent penal, mos na bëni me precedent penal. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dialog me qeverinë, por për të kjo nuk ka rëndësi”, tha banorja.

“Sa të kem shpirtin gjallë për ato 40 vite që kemi derdhur mund me familjen time, le ta prekin. Del e bën propagandë në pikë të mëngjesit dhe thotë se ka dhënë apartamente, të thotë një emër, unë ku e kam emrin, ma lexo, lexoja emrin ku e kanë këta njerëz që kanë dalë këtu. Kush i ka marrë këto lekë, pse s’del me thënë se ja ku është filani dhe lekët ja ku i ka në llogari. Është turp të dalin njerëzit në mes të rrugës me hunj në dorë për të mbrojtur banesat e tyre. Ku do vijnë ata, janë njerëzit tanë. Çfarë do më bëjë ai mua po më erdhi në banese, do më dhunojnë, shpirtin nuk ma merr dot. Kemi lënë kockat, 15 vjet kam lënë gjakun nëpër banka”, tha një banor tjetër.