UEFA zyrtarizon, ja ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë

504
Sigal

UEFA ka bërë ditën e sotme zyrtare edhe vendin ku do të luhet ndeshja e 17 nëntorit, mes Shqipërisë dhe Francës. Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin që do të presë takimin, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45. Delegatët të cilët ishin të pranishëm në takimin testues mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra kanë mbetur të kënaqur me kushtet e stadiumit. Këta të fundit kanë dhënë dritën jeshile në institucionin më të lartë europian të futbollit, që ndeshja me Francën të luhet tek “Arena Kombëtare”.