Sigal

Policia ka vënë në pranga një infermier të spitalit të Korçës, me akuzën se iu merrte para studentëve për ti kaluar në provimet e Fakultetit të Infermierisë.

Sipas asaj që raportohet nga burimet zyrtare të policisë, shtetasi Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan, u kërkonte nga 15.000 deri në 20.000 lekë, studentëve të rinj, në mënyrë që ti mundësonte marrjen e provimeve të lëndëve të ndryshme në shkollën e mjekësisë.

Në njoftimin e policisë së Korçës thuhet se ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 këtë të martë, ka vendosur për këtë të masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.