Tropojë, asgjësohen rreth 1.200 bimë narkotike, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit

526
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Tropojës, ka bërë të mundur asgjësimin e rreth 1.200 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në tre parcela. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, në sajë të një kontrolli të imtësishëm, në Malin Lugu i Zi, komuna Tropojë e vjetër, në afërsi të kufirit me Kosovën, janë gjetur dhe asgjësuar rreth 1.200 rrënjë bimë narkotike. 
Në afërsi të njërës parcelë në një banesë të vjetër, të pa banuar gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur një sasi degësh , bimësh narkotike të prera dhe të vendosura për tu tharë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit i cili kishte në posedim banesën, ku ishte vendosur për tu tharë bima narkotike, konkretisht shtetasi Shkëlqim Pitomina, 41 vjeç 41, banues në Tropojë e vjetër. 
Gjithashtu filloi procedimi penal ndaj kryeplakut të fshatit, L.T, 39 vjeç, banues në Viçidol, Tropojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprat penale “Kultivimi bimëve narkotike” “Prodhim dhe shitje narkotikesh”, si dhe në ngarkim të shtetasit L.T, për veprën penale”Moskallëzimit të krimit”.
Sigal